Shkodër, 30 Dhjetor 2011 NOA - Pas javës së fëmijëve në parlament, Kryetarja e Kuvendit ishte sot në Shkodër për të festuar me fëmijët e këtij qyteti.
Në vigjilje të Vitit të ri, nxënësit më të mirë të shkollave të Shkodrës, u mblodhën për të festuar në mjediset e Kinema Millenium.
Mes këngëve, valleve e humorit, fëmijët i bënë këto festa edhe më të gëzueshme.
Kryetarja e Kuvendit u uroi fëmijëve një Vit të ri sa më të gëzuar, të rriten të shëndetshëm e të lumtur.
“Këtë sallë, tha Jozefina Topalli, e bëjnë kaq të bukur, jo vetëm nxënësit më të mirë, por dhe artistët më të mirë dhe fëmijët që janë kaq të bukur. Qoftë 2012-ta, një vit i gëzueshëm bashkë me prindërit dhe familjet tuaja.”
Zonja Jozefina Topalli uroi në veçanti, edhe të gjithë mësuesit, duke i falenderuar ata për përkushtimin dhe punën e tyre të palodhur.
Në këtë festë të veçantë fëmijëve iu shpërndanë edhe dhuratat e Vitit të ri bashkë me urimet për sa më shumë gëzime në vitin që po vjen.
r.b/NOA