New York, 30 dhjetor 2011, NOA- Masa sigurie për të kaluar një Vit të Ri të qetë.
Policia e New York, detajon një plan për të rritur sigurinë ditën e nesërme, kur në rrugët e New York miliona njerëz do të zbresin në rrugë për të pritur Vitin e Ri.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, vëmendja më e madhe është përqendruar në zonën e Times Square, ku pritet të mblidhen të paktën 1 milionë njerëz, për të marrë pjesë në zbritjen tradicionale të topit të kristaltë, që do lëshohet këtë vit nga Lady Gaga dhe kryebashkiaku Michael Bloomberg.
a.y/NOA