English

Obama, pushime superluksoze, 4 milionë dollarë (Foto)

Havai, 30 dhjetor 2011, NOA – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama dhe familja e tij janë duke pushuar në Havai për festat e fund vitit. Pushimet 15 ditore të familjes presidenciale cilësohen nga media amerikane si më të shtrenjtat. Në një llogari të shpenzime të familje, stafit presidencial dhe masave të sigurisë, janë rreth 4 milionë dollarë shpenzime që Shtëpia e Bardhë do të paguajë për pushimet e presidentit.

Familja presidencial po pushon në një vend të veçantë në Kaliuha në qytetin Oahu. Shtëpia ku janë vendosur ka pesë dhoma gjumi dhe një hapësirë të konsiderueshme për një vilë moderne. Vlera e shtëpisë që është marrë nga presidenti është rreth 7.9 milionë dollarë.

Këto janë pushimet më të gjata që Obama ka marrë që nga marrja e detyrës dhe gjatë 17 ditëve, presidenti ka pasur si aktivitet kryesore, siç shkruajnë mediat amerikane; “vetëm golfin dhe notin”.

Por kritikat nuk kanë munguar për shpenzimet. Shumë media që janë kritike ndaj reformave të bëra nga administrata Obama thonë se 4 milionë dollarë në këtë kohë krize, janë një shpërdorim i tepërt.

Pavarësisht shifrës së kripur, duket se çdo gjë është e justifikuar, pasi lëvizja e presidentit të SHBA nga Shtëpia e Bardhë nënkupton një operacion të mirëfilltë sigurie. Në kosto është futur dhe shpenzimi i aeroplanit “Air Force One”, pagesa e dhjeta rojeve personale, si dhe vendosja e shumë agjentëve të shërbimeve sekrete në afërsi të shtëpisë së pushimit. Sipas raportimeve,qëndrimi i forcave speciale në shtëpitë përreth vilës së Obamës kushton rreth 200 dollarë në ditë për person.

Por veç kësaj, në afërsi të Kaluas, është vendosur prej kohësh edhe një anije luftarake, e cila survejon lëvizjet në rajon dhe dhjetëra forca speciale dhe aparatura që kanë kosto të mëdha. Të gjitha këto bëjnë që pushimet e presidentit Obama të cilësohen si më të shtrenjta gjatë mandatit të tij.

a.k/NOA

KOMENTE
  • Nexhmedin Thaqi10:14 - 01 Janar 2012
    jan sendet amerika osht e madhe ka pare ka bisnese obama veq harxho