Elbasan, 30 dhjetor 2011, NOA- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak çaste më parë në qytetin e Elbasanit, me pasojë një të vdekur.
Sipas uniformave blu thuhet se, vrasja me armë zjarri ka ndodhur në qendër të qytetit dhe ka bërë që i dëmtuar të ngelet Ilir Rexhepi teksa ka qenë duke hyrë në makinën e vet, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Nga të dhënat paraprake nuk bëhen të ditura shkaqet që kanë çuar në këtë ngjarje, ndërsa uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të saj si dhe identifikimin e kapjen e autorit.
Gjithsesi fillimisht, i plagosuri u dërgua në drejtim të spitalit dhe ndodhej në gjendje kome, por si rrjedhojë e plagëve të marra ai ka ndërruar jetë në duart e bluzave të bardha.
Mësohet se dy vite më parë viktimës i kanë vrarë edhe të vëllanë, ndërsa vetë Rexhepi ishte pronar i një policie private.
a.y/NOA