Romë, 30 dhjetor 2011, NOA- Një roman i vërtetë është publikuar me pjesë në Facebook dhe blog, pothuajse në të njëjtën kohë me shkrimin e tij.
Është sfida e një shkrimtari të ri me origjinë nga Sardenja e Italisë, por prej vitesh i transferuar në Romë, Umberto Marongiu, që për të promovuar librin e tij të dytë, ka zgjedhur një mënyrë të pazakontë të të transmetuarit.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, çdo të hënë, do të shfaqet një pjesë e librit deri në publikimin e plotë të romanit.
a.y/NOA