English

Rama: 2012 viti i zgjedhjeve, ndryshime në 53% të botës

Tiranë, 30 dhjetor 2011, NOA- Në vigjilie të Vitit të Ri kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ashtu siç e ka bërë traditë thuajse përditë nuk nguron të bëjë një koment të tij.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, Rama komenton në faqen e tij në rrjetin social Twitter dhe shpreh këtë herë në anglisht komentin e tij mbi vitin e ardhshëm.

“2012 është viti i zgjedhjeve, 59 vende do të votojnë. Nga këto ndryshime pritet të preken 53% e popullsisë së botës”, shprehet Rama duke iu referuar Fareed Zakarias, shkrimtarit dhe gazetarit të njohur amerikan.

a.y/NOA

KOMENTE