Tiranë, 30 dhjetor 2011, NOA- Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta nga qyteti i Korçës është shprehur se në Reformën Zgjedhore duhet të garantohet barazia e votës dhe vullneti i qytetarëve.
Siç raporton agjencia lajmeve NOA.al, në fjalën e tij Meta shprehet se, LSI është e angazhuar dhe është pjesë e zgjidhjes me konsensus.
Deklarata e kreut të LSI-së u dha në një takim me anëtarët e LSI-së, me rastin e festave të fundvitit, ku në vijim garantoi mbështetësit se forca politike që drejton do të vazhdojë të ketë të njëjtën rëndësi edhe në vitin që po vjen.
Lidhur me çështjen e Presidnetit ai tha se, LSI nuk bëhet pjesë e spekulimeve të politikës për zgjedhjen e tij dhe u shpreh për një zgjidhje konsensuale të Kreut të Shtetit.
Në përfundim të fjalës së tij Meta bëri një urim për Vitin e Ri duke theksuar se ai shënon pragun e 100 vjetorit të Pavarësisë.
a.y/NOA