Tiranë, 30 dhjetor 2011, NOA- Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës Jorida Tabaku shpërndau pako ushqimore për gratë kryefamiljare, për familje rome, egjiptiane si dhe për familjeve të tjera në nevojë.
Duke ju uruar atyre një vit më të mirë se ky që kanë pasur, Tabaku i garantoi se Bashkia e Tiranës do të jetë gjithnjë pranë personave në nevojë dhe do të bëjë gjithçka për të përmirësuar jetën e tyre.
“Politikat sociale zënë një vend të veçantë në prioritetet e Bashkisë së Tiranës dhe janë reflektuar edhe në buxhetin e vitit 2012. Bashkia, në politikat e saj të punësimit do t’i trajtojë me prioritet shtresat në nevojë. Sikundër qendrat sociale, të parashikuar për t’u ngritur nga Bashkia e Tiranës do të jenë një mundësi më shumë për personat në nevojë”, u shpreh Tabaku, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Në vijim Policia Bashkiake shpërndau dhurata për fëmijët e fshatit SOS dhe ata të qendrës TEN.
Me këtë rast, kreu i Policisë Bashkiake Florenc Hoxha uroi këta fëmijë për festat e fundvitit ndërsa garantoi qytetarët e Tiranës se Policia Bashkiake do të jetë 24 orë në shërbim të tyre.
a.y/NOA