English

Vilat qeveritare në Vlorë, konflikt polici-pronarë

Vlorë, 30 dhjetor 2011, NOA- Një përplasje fizike ka ndodhur pak çaste më parë mes përfaqësuesve të Gardës dhe pronarëve të vilave qeveritare në qytetin e Vlorës.

Siç informon agjencia e lajmeve NOA.al, përplasjet fizike nisën para pak minutash ndërsa u regjistruan edhe disa ditë më parë.

Mësohet se mes turmës që konfliktohet ka edhe fëmijë e gra, ndërsa forcat e Gardës dhe pronarët kanë rrethuar zonën e vilave.

Konflikti ka rinisur, pasi pronarët e tokës kanë nisur të ndërtojnë një objekt në këtë zonë, ndërsa mësohet se ky konflikt është i vjetër dhe llogaritet rreth 3 vjet më parë ku sipas qytetarëve thuhet se Gjykata e Lartë u ka dhënë të drejtë pronarëve dhe bazuar në këtë deklaratë, pronarët pretendojnë se kanë fituar gjyqin mbi pronën.

a.y/NOA

KOMENTE
  • Altin Iljas22:45 - 30 Dhjetor 2011
    epo atehere cfare duan keto forca policie kur pronaret e kane fituar te drejten e tyre, po nje gje eshte e qarte ketu eshte somali nuk ka liq, po a ka nje njeri me ment ne kete vent qe te behet apo do vrasim njeri tjetrin si thoni mo njeres