Milano, 30 dhjetor 2011, NOA- Në prag të mesnatës së nesërme duhet pasur kujdes nga tapat e shampanjave, pasi nëse godasin syrin mund ti shkaktojnë dëmtime të rënda.
Sipas specialistëve, më shumë se goditja nga tapat, rreziku i vërtetë qëndron për ata që hapin shishen, domethënë burrat mes të 30-ve dhe 50-ve, nëse shishja nuk mbahet në drejtimi ne duhur.
Nëse goditja jepet në më pak se gjysmë metri largësi, rrezikon edhe humbja e shikimit e cila mund të ndodhë në 90% të rasteve.
Ky shpjegim u dha nga Antonio Scialdone, drejtor i Okulistikës në Milano.
a.y/NOA