English

Vritet vëllai i "Dodës" ish-krahu i djathtë i Mond Kosenitqë ekzekutuan më 2009

Elbasan, 30 Dhjetor 2011 NOA – Një biznesmen është qëlluar me armë në Elbasan dhe ka vdekur në spital, për shkak të plagëve fatale që mori me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Ilir Rexhepi, banues në Elbasan, i thanë agjencisë së lajmeve NOA.al, burime nga policia e Elbasanit.

Ilir Rexhepi është vëllai i Roland Rexhepit, i njohur si "Doda", ish punonjës policie në Elbasan. Roland Rexhepi mbeti i vrarë në 22 korrik 2009. Ai njihej si krahu i djathte i ish drejtorit te Policise Elbasan.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Rinia” afër ish godinës së Pallatit të Kulturës në qendër të këtij qyteti.

Viktima është qëlluar ndërsa ishte duke u futur në makinën e tij, bëjnë të ditur burimet policore. Ende nuk ka të dhëna të tjera për ngjarjen që ka ndodhur vetëm pak minuta më parë.

I ndjeri ishte pronar i një kompanie të ruajtjes së objekteve. Hetimet e para flasin për një krim që mund ta ketë pikënisjen dy vjet më parë kur ka vdekur edhe vëllai i Rexhepit.

e.t/NOA

Lexoni mbi vrasjen e Roland Rexhepit

KOMENTE