SHBA, 31 Dhjetor 2011, NOA - Mes aktorëve talent të vitit 2011 duhet të përmendim pa dyshim kanadezin Ryan Gosling, që ka mbushur 31 vjeç nëntorin e kaluar.
Në historinë e tij si aktor ai ka një kandidaturë për Oskar që në vitin 2007 si aktor protagonist në “Half Nelson”.
Ndërkohë tre filmat që ka marrë pjesë këtë vit dhe që po korrin një sukses të jashtëzakonshëm janë “Drive”, “The ides of March” (kandidatura për Golden Globe si aktroi më i mirë dramatik) dhe “Crazy. Stupid. Love.”.
Janë pikërisht këto filma që e kanë konfirmuar atë si aktorin e së ardhmes dhe mbretin aktual të Hollivudit, raporton agjencia e lajmeve NOA.al.
Rayan ka jetuar që në fëmijëri me prindërit e divorcuar dhe që atëherë ai ka shfaqur pasionin për botën e spektaklit, ku ka marrë pjesë si këngëtar dhe balerin në 1993 dhe në 1995 tek “Mickey Mouse Club” përkrah Christina Aguilera, Justin Timberlake dhe Britney Spears.
r.b/NOA