Zogjtë mendohet të kenë vdekur nga gripi i shpendëve, në Rumani por mund dhe të jenë dehur.
Banorët e Konstancës në Rumaninë lindore kanë gjetur dhjetra starlings të vdekur në periferi të qytetit të shtunën.
Ata lajmëruan autoritetet nga frika se mos kishin ngordhur nga gripi i shpendëve.
Por autoritetet e larta veterinare thanë që starlings kishin ngordhur pasi kishin ngrënë mbeturinat e rrushit që hidhen poshtë pas proçesit të bërjes së verës.
Kreu i pushtetit lokal sanitar dhe veterinar, Dvsva, i tha agjencisë së lajmeve Agerpres se analiza e gizzards starlings tregoi se kishin ngordhur nga helmimi me alkool.
Ka patur një numër të pashpjegueshëm të shpendëve të ngordhur në masë kohët e fundit, në disa vende, përfshirë edhe Shtetet e Bashkuara dhe Suedia.
Gjithashtu edhe hedhja e fishekzjarreve u fajësua për ngordhjen e mijëra sorrave krahë kuqe në Arkansas, ndërsa në Suedi zyrtarët besojnë se gati 100 jackdaws u gjetën të ngordhur në qendër të një qyteti.