English

Imami turk: "Babagjyshi i Vitit të Ri, në vend që të hyjë nga dera si njeri, hyn nga oxhaku si sharlatan"

Një Imam turk akuzon hapur babagjyshin e vitit të Ri se ai nuk është i sinqertë, pasi nuk duhet të hyjë nga oxhaku për ti lënë dhuratat fëmijëve por të hyjë nga porta si njeri i rregullt.
Akuzat e tij ngrihen mbasi Turqia si shtet myslyman nuk i feston festat e fundvitit.
Sipas legjendës, fytyra e babagjyshit të Vitit të Ri, është frymëzuar nga shenjti Shën Nikolli, episkop dhe shenjti mbrojtës i fëmijëve në qytetin e lashtë të Myra, në Antalia të Turqisë, i cili jetoi në shekullin e parë pas Krishtit po në të njëjtin qytet.
Imami Suleiman Genitseri, shtoi: “Kurani i fton të gjithë besimtarët myslimanë, që të futen në shtëpinë e tyre nga dera dhe jo nga oxhaku”, më tej ai vazhdoi duke i bërë thirrje çdo besimtari mysliman:
“Festa e Krishtlindjeve nuk është festa jonë, ndaj refuzojeni atë”.
Por imami, gjatë intervistës së tij nuk la pa përmendur dhe alkoolin, të cilin e konsideron si “arma e djallit”

KOMENTE
  • livalu Ligor Luarasi14:36 - 05 Janar 2012
    PRETEKSET,SHKQET,PER C'DO GJE JANE PA FUND,KUR ATO I DESHERON. ******************************************************************** Edhe njerzit e thjeshte po te kapen pas mikrogabimeve qe kane besimet fetare ne vetevete,per ti bere si shkak qe te ulin njerin besim e te lartesojne tjetrin,bejne mekat per harmonine fetare te mbare njerzimit,jo pastaj kur X-ks preteks e perdorin figura te njohura o me pushtet fetar,pa varesisht te c'besimi jane. Dihet qe azgje ne kete bote s'eshte e persosur,absolute,pa te meta,keshtu thote Ainshtaini,i cili pranon edhe harmonine midis besimit dhe shkences.Realisht babagjyshi i vitit te ri, as hyn as del nga oxhaku,ai imazh eshte simbol dashurije e babagjyshit qe na thote se:Me dashurine qe kam per femijet edhe nga oxhaku do te futem tu jap dhuratat e mia,nderkohe ai realisht as hyn as del nga oxhaku.Nuk na vlejne pretekset per c'armonizmim,por na duhet c'do gje per te armonizuar njerezimin ne kete bote qe ka aq dredhira.