English

Lloje maskash për një fytyrë të shëndetshme

Maska që bëhen mjaft lehtë në kushtet e shtëpisë pa ndonjë harxhim të madh por që ju sjellin rininë.

1. Maska me të bardhën e vezës

Ndani të bardhën e vezës nga e verdha e saj dhe vendoseni në fytyrën tuaj.
Lëreni të bëjë efekt për 15 minuta dhe lajeni me ujë të rrjedhshëm.

2. Maska me të verdhën e vezës

Ndani të verdhën e vezës nga e bardha e saj. Rriheni me pirun, e më pas vendoseni në lëkurë të pastër.
Lëreni për 15 minuta të bëjë efekt dhe lahuni me ujë të ngrohtë. Kjo është një maskë rezultative, që largon qelizat e vdekura dhe rinon lëkurën.


3. Maske natyrale kunder rrudhave

Merrni nje banane dhe shtypeni. Shtoni krem qumeshti (pana) dhe perziheni. Ne vazhdim shtoni ne perberje nje
kapsule te vitamines E, qe mund ta gjeni shume thjeshte ne farmaci. Perziheni mire dhe maska eshte gati.
Vendoseni masken ne fytyre dhe lereni te veproje per 15 minuta. Me pas hiqeni me nje cope pambuku te njome.


4. Maske me portokall dhe mjaltë

Është ideale për të krijuar një efekt energjidhënës në lëkurë.Kjo maskë përgatitet shumë shpejt. Në të vërtetë, mjafton të lyeni fytyren me 3 luge mjaltë, duke evituar zonat rreth syve, dhe pastaj të shpërndani mbi të, lëkurën e portokallit (kjo e grire). Lërëni rreth 10 min.
Mjalti ndihmon për të stabilizuar hidratimin e qelizave dhe portokalli e ushqen atë me vitamina.


5. Maskë për pastrimin e lëkurës të yndyrshme

Vendosni në ujë të nxhetë një fetë trangulli, prisni sa të zbutet dhe shtypeni. Bashkoje në një gotë të vogel me nje lugë limoni dhe 1 lugë kos të bardhë. Aplikojeni në te gjithë fytyrën dhe lëreni për 10 minuta.
Më pas shpëlaje fytyren me ujë të vakët.


6. Maskë me banane

Merrni gjysmë banane të maturuar, 3 lugë kos natyral dhe një lugë mjaltë. Shtypni bananen dhe më pas përziejeni me përbërësit e tjerë deri sa të keni një masë homogjene. Aplikojeni në fytyrë dhe lëreni në qetësi për 15 minuta, me pas shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.

KOMENTE