English

Monedha që paguhej SEKSI. Zbulohet në Britani

Një monedhë romake që mund të jetë përdorur nga ushtarët, për të paguar, për të kryer seks në shtëpitë publike ështëzbuluar në brigjet e lumit Thames.

Monedha është prej bronxi dhe paraqet një çift, burrë e grua gjatë një akti intim. Ky është rasti i parë në Britani i këtij lloji i zbuluar nga një arkeolog amator me anën e një detektori metalik. Monedha qëndronte rreth 2000vjet në baltë derisa u zbulua.
Ekspertët mendojnë që varianti tjetër mund të ketë qenë shifra XIIII, e cila tregon sipas historianëve që mbajtësi dorëzoi 14 monedha të vogla romake për ta blerë skllaven e seksit. Kjo ishte ekuivalente pagesa e një punëtori në atë kohë.
Në këtë mënyrë mbajtësi do ketë marrë shenjë nga një prej shtëpive publike të shumta të Londinium, dhe e ka dorëzuar atë, te një skllave seksi si këmbim për aktin e paraqitur në monedhë.

Zbulimi u bë në afërsi të urës Putney në Perëndim të Londrës nga kuzhinieri dhe arkeologu amator Cursan Regis.

KOMENTE
  • Meti Haxhiymeri09:40 - 06 Janar 2012
    qe ne ate koh ja dinin vleren .....