85-vjeçari u qëllua aksidentalisht në moshën 3-vjeçare nga i vëllai i tij dhe deri tani nuk ka pasur as shqetësimin më të vogël madje është dekoruar me çmim për punën e tij si inxhinier.
Plumbi ishte futur në hundën e tij dhe kishte përfunduar në pjesen e pasme të kafkës së kokës deklaron gazeta mjeksore New England.
"Trupi ka një aftësi të mahnitshme të mësohet me gjëra", tha një zëdhënës i Kolegjit Amerikan të mjekëve të urgjencës MSNBC.
"Gjithashtu, fëmijët kanë një aftësi të madhe për të kapërcyer vështirësitë dhe rigjenerimin e trupit të tyre kur janë të plagosur".
Mjekët nuk ja kishin hequr plumbin atë kohë nga frika se mos shkaktonin ndonjë problem më të madh në trupin e tij.
82-vjet më vonë gjatë një kontrolli rutinë të zemrës, mjekët zbuluan plumbin në kokën e tij dhe vunë re që asnjë problem nuk qe krijuar qoftë dhe infeksioni më i vogël, në kokën e tij.
Mjekët thanë se shpejtësia e madhe mund të shkaktonte dëme të pariparueshme ashtu siç ndodh me raketat, por megjithëse ka një shpejtësi të madhe, ai shkakton një nxehtësi aq të madhe sa nuk le shkak për vatër infeksioni,
kështu që përderisa nuk ka shkaktuar deri tani problem, nuk ka pse të shkaktojë më vonë.