English

"Lindën dhe njëherë burrat e Shqipërisë" flet kryeministri Sali Berisha nga materniteti

Aleksandër quhet foshnja e parë e ardhur në minutën e 15-të, në spitalin "Mbretëresha Xheraldinë" në Tiranë.
Familja Sherra kishte arsyen më të bukur për të festuar. Një lindje normale ku nëna dhe fëmija gëzojnë shëndet të plotë.
Kryeministri Sali Berisha dhe zonja e tij vizituan Aleksandrin dhe familjen e tij në ambjentet e këtij spitali ku ju dhuruan lule prindërve të foshnjës.
Kryeministri tha se fëmijët e parë të 2012-tës lindën djemtë dhe sic thotë ai, përkon me lindjen e figurave të rëndësishme historike, aq më tepër kur shqiptarët këtë vit festojnë 100-vjetorin e pavarsisë së Shqipërisë.
“I uroj jetë të gjatë, shëndet dhe jetë të lumtur pranë gjirit familjar. I uroj Aleksandrit të festojë 200- vjetorin e Pavarësisë, duke qenë se lindi në ditën e parë të 100- vjetorit. I uroj shëndet dhe fëmijës së parë në gjithë Shqipërinë, i cili lindi në Durrës. Tek mora vesh se foshnjat e para të 2012-tës ishin meshkuj në mendje më erdhi se sot lindi Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Isa Boletini.
Lindën dhe njëherë burrat e Shqipërisë.”-tha Berisha.

KOMENTE