English

ILIR META. Pritet vendimi për 2 vjet burg dhe 1 milionë lekë gjobë.

Prokuroria ka kërkuar për ish-zevendeskryeministrin Ilir Meta masën e arrestit me 2 vjet burg dhe 1 milionë lekë gjobë me akuzën e korrrupsionit aktiv të faktuar në video-përgjimin, ku ai është regjistruar duke u përpjekur të korruptojë ish-ministrin e Ekonomise Dritan Prifti.
Por prokuroria ka kërkuar që Meta të paguajë edhe shpenzimet proceduriale. Meta është akuzuar nga prokuroria për korrupsion aktiv. Ndërkohë, prokuroria e ka cilësuar dëshminë e ish-ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti si të besueshme dhe dëshminë e dhënë nga biznesmeni Bekim Halilaj si të pabesueshme.
Gjithashtu nga statistikat e prokurorisë të grumbulluara del që Meta ka folur 192 herë me Halilaj dhe Prifti 13 herë.
“Sot Ilir Meta ka dalë në një konferencë shtypi për të folur për prioritetet e LSI-së dhe se ky do të jetë vit suksesesh për shqiptarët. Ky hajdut hipokrit sot ka shfaqur në një mbledhje të LSI paradite disa pjesë të shkëputura dhe pa zë të videos Prifti-Beqiri. Ky hajdut me çizme përpiqet të bëjë shantazh ndaj meje një ditë përpara vendimit që do të jepet nesër nga Prokuroria në gjyqin ndaj tij”, është shprehur sotnjë deklaratë Dritan Prifti.
364
“Sa të mbyllen hetimet, shqiptarëve do t’ua tregoj unë këtë video. Do t’i tregoj pjesët me zë dhe figurën që çensuron Meta dhe se si ai trajton mardhëniet me miqtë dhe ndërkombëtarët. Meta s’ka shpëtim. Pasi t’ia mbyllë gjykata me lekë këtë çështje, atij do t’i hapet tjetra menjëherë. Nuk ka burrë që më bën mua shantazh. Do të ishte mirë që kryesia ta dëgjonte videon me zë dhe të plotë për të kuptuar se cili është kryetari i tyre”, ka thënë Prifti.
Gjyqi për këtë çështje po shkon drejt fundit dhe gjykata e lartë pritet të japi vendimin nga momenti në moment.

KOMENTE