Ka pasur bisedime të fshehta për ndarjen e Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë
Këto ditë zyrtarët serbë, po flasin vazhdimisht për ndarjen e Kosovës dhe po mbështesin çuditërisht idenë e një Shqipërie të Madhe.
Fillimisht zv/kryeministri i këtij vendi e më pas vetë presidenti Tadiç në një intervistë për një të përditshme gjermane, kanë shprehur idenë e ndarjes së Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Në një shkrim të saj, Deutsche Welle iu referohet disa burimeve diplomatike serbe që thonë se pas kësaj, skene janë zhvilluar për disa kohë bisedime për ndarjen e Kosovës, me veriun që i shkon Serbisë dhe pjesën tjetër që i shkon Kosovës. Zyrtarët shqiptarë e mohojnë me forcë ndarjen e Kosovës, duke thënë se do ketë efekt domino.
Shkrimi është botuar në versionin anglisht të Deutsche Welle-s, ka për autor Zoran Arbutina dhe mban titullin “Kontestet për kufijtë ziejnë akoma në disa pjesë të Europës”..
“Në një intervistë të fundit me gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, Tadiç shprehu idenë një “marrëveshje në të cilën të gjitha palët do të marrin diçka, duke krijuar një zgjidhje të qëndrueshme për paqen e stabilitetin”. Kjo, tha ai, do të ishte “jashtëzakonisht ndihmuese për të gjitha palët”.
Në lidhje me këtë, ai foli për Shqipërinë e Madhe dhe Serbinë e Madhe. Burime diplomatike serbe thonë se pas kësaj skene, për disa kohë ka pasur bisedime për ndarjen e Kosovës, me pjesën veriore që i bashkohet Serbisë dhe pjesën e mbetur që i shkon Shqipërisë”,
Profesor Eroll Velija