Festime madhështore të organizuara në çdo metropol të botës. Por viti 2012 është parashikuar si një nga vitet më të vështira pas luftës së II-të botërore si dhë një vit misterioz për gjithë njerëzimin ku rreth tij sillen teori nga më të ndryshmet madje dhe në gojën e shumë njerëzve e dëgjon si viti i përmbysjes së kësaj bote që po jetojmë, për faktin që parashikimi i kalendarit të famshëm Maya, këtë vit përbën një nga dukuritë më dominuese të tij.
Por përsëri njerëzit bënë urimet e tyre edhe për këtë vit. Le të shohim një tablo përmbledhëse përmes fotove dhe vidiove të ndryshme në të gjithë botën.
Tirana
Përsëri qytetarët e Tiranës nuk kanë harruar në listën e harxhimeve blerjen e fishekzjarreve edhe pse ato kanë qënë më të pakta në numër, gjë që u vu re edhe në momentin e ndërrimit të viteve, ku jo si zakonisht që zhurma e fishekzjarreve zgjaste më shumë, madje ndoshta ishim një ndër qytetet e para për këtë, ajo ka zgjatur vetëm 11 minuta, që na kujton se financat në xhepin e tyre kanë pësuar një rënie.
Të parët që kanë pritur Vitin e ri 2012 kanë qenë qytetarët e ishujve Samoa, më pas Sydney and Tokyo.
Sydney
Tokyo
Qytete të tjera si Athina, London Hong-Kong
Në bulevardin legjendar Time Square të New York-ut, pjesëmarrja ishte e përmasave marramendëse, ku të gjithë së bashku, ndër tyre kryebashiku i New York-ut, Michael Bloomberg dhe e famshmja Lady Gaga, numëruan sekondat e fundit të 2011-ës dhe mirëpritën të entuziazmuar 2012-ën.
Sfera tradicionale u ndriçua me 30,000 llambushka, ndërkohë gjatë momentit të ndërrimin e viteve u dëgjua kënga e të madhit Frank Sinatra “New York, New York”.
Viti i Ri 2012 nëpër botë (FOTO dhe VIDEO)
-
Egzon Maliqi17:32 - 08 Janar 2012Kjo video e fundit qenka fix fare a all in kiiss in my ass