English

Arrestohet Elton Dojca jurist i ALUIZNI-t

Operacioni "Juristi" është finalizur me sukses si rezultat i bashkëpunimit të policisë së Qarkut të Korçës në bashkëpunim me njësinë e përbashkët Task-Forcë.
Gjatë operacionit është arrestuar në flagrancë shtetasi Elton Dojca, 38 vjeç banues në qytetin e Korçës, jurist në degën e “ALUIZNI-t” Korçë.
Elton Dojca është arrestuar me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi i ka kërkuar rryshfet prej 2 milon lekësh një qytetari, me shpresën për ta ndihmuar në përshpejtimin e proçedurës së legalizimit.
Në momentin e arrestimit, zotit Dojca i janë gjetur dhe sekuestruar materialet që do të përdoreshin për legalizimin si dhe 40 kartmonedhat të prerjes 5000 lekëshe (të reja).

Juristi Elton Dojca do të përballet me akuzën "Korrupsion pasiv në funksione publike" parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal dhe materialet i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Korçë per veprime të mëtejshme.

KOMENTE