English

Femra dhe kafshët! Një lidhje e fortë!

Mjek veteriner Endri Haxhiraj
Një grup i madh roli i të cilit është i madh lidhur me afeksionin ndaj kafshëve janë gratë.
Ka një lidhje pozitive midis statusit të grave dhe statusit të mbrojtjes së kafshëve, e vëzhguar kjo në shekullin e 19-të dhe 20-të. Gratë duken të jenë më shumë të interesuara se burrat në çështjet e kafshëve për shkak të rolit sociobiologjik tradicional të tyre si përkujdesëse.
Ndjesia e identifikimit të kafshëve “të nënshtruara” me gratë nga grupet feministe ishte një arsye tjetër. Sot gratë luajnë një rol sinjifikativ në lëvizjen e mbrojtjes së kafshëve. Ato janë shpesh edhe themeluese të këtyre grupeve.
një studim në SHBA u pa se 2 përqind e femrave kishin mbështetur grupe për mbrojtjen e kafshëve, ndërsa në popullatën e meshkujve vetëm 0.6 përqind kishin bërë diçka të tillë.

KOMENTE