English

Trekëndëshi i Bermudëve Konspiracion - shkruar nga Eroll Velija

Nga Eroll Velija:
Termi trekendesh ka lindur nga forma qe ka hapesira ku ndodhin fenomene te pashpjegueshme. Ne nje linje te drejte nga Miami (Florida) ne Porto Rico dhe perseri nje tjeter linje nga Porto Rico ne ishujt Bermude, linje qe me pas rikthehet nga Bermudet ne Miami, te treja me nje gjatesi prej 1000 Miljesh seicila formohet ai qe eshte quajtur prej shume vitesh Trekendeshi i Bermudeve.

I ashtuquajturi trekendesh eshte bere objekt i nje sere shkrimesh sensacionale dhe i zhdukjeve te mistershme si dhe disa anomalive qe eshte pothuajse e pamundur te shpjegohen shkenceritsht apo brenda koncepteve tona per fiziken, kimine dhe vete kohen apo materien ne te.

Rasti zyrtar qe e shnderroi trekendeshin ne nje nga fenomenet me te mistershme dhe te frikshme te globit eshte ai i vitit 1945 me te famshmen Skuadriljen e 19. Ne daten 5 dhjetor te vitit 1945, 5 bombardues te rende te tipit Avenger rreth mesdites nisen nga baza ushtarake e Fort Lauderdale, Florida, per nje fluturim stervitor. Koha paraqitej mese e pershtatshme per nje fluturim te tille dhe ekuipazhi pervec nje piloti te ri, ishte me eksperience te mjaftueshme duke patur seicili te pakten 400 ore fluturimi.

Mbas pothuajse 2 oresh nga nisja e tyre, u kap nje mesazh qe mendohet se ka qene midis komandantit te skuadriljes dhe njerit prej piloteve i cili i thoshte qe kishte humbur orientimin. Instrumentat nuk funksiononin ndersa edhe vete komunikimi midis tyre kishte nderhyrje te forta ne frekuence. Mesazhe te shkeputura u vazhduan u kapen nga kulla e kontrollit ne Fort Lauderdale, Florida, dhe po ashtu nga disa drejtues anijesh te vogla private te ndodhura ne afersi.

Nga permbajtja e tyre kuptohet qe te gjithe kishin humbur orientimin, instrumentat keqfunksionin nga nje lloj nderhyrje e forte magnetike dhe vizibiliteti ishte pothuajse zero. Me pas sinjalet u nderprene dhe vetm heshtje. Nga Fort Lauderdale u ngrit nje avion kerkimi dhe fill mbas tij nje tjeter ne nje distance kohore te shkurter.

Kur avioni i pare ju afrua trekendeshit dhe ai zhduk ne nje re te bardhe (nga e cila nuk doli me kurre) ne kullen e kontrollit u kap nje mesazh qe thoshte Mos hajde mbas meje, o zot kjo nuk eshte tokesore....

Mbas ketij mesazhi avioni i dyte i kerkimit u kthye ndersa i pari u zhduk si te tjeret per te mos u gjetur me kurre. Cdo perpjekje per te gjetur ndonje gjurme nga skuadrilja e avioneve rezultoi e kote por fakti me trondites per kerkuesit ishte ai qe nuk u gjet asnje gjurme e vetme vaji motorash gje qe ndodh rendom ne raste rrezimesh ne det, ose ndonje nga objeket e vete avioneve ndonje xhakete shpetimi ose gjera te tjera te kesaj natyre.

Cdo gje dukej sikur ishte perpire nga uji.

Arsyeja pse u zgjata me kete "aksident" ka te beje me faktin qe prej asaj dite fama e trekendeshit mori perpjestime te medha dhe njohu nje lloj zyrtarizimi ndonese nga organizma te caktuara te qeverise amerikane, fenomeni kishte disa kohe qe po studiohej.

Qe prej asaj dite numri i raportive per zhdukje anijesh dhe aeroplanesh si dhe varkash te volga apo anijesh te medha eshte rritur ndjeshem. Nisur dhe nga kurajo e njerezve per te folur dhe me ne fund thyerja e heshtjes prej disa nga deshmitareve qe kane perjetuar situata te ndryshme brenda trekendeshit, lista e zhdukjeve fatkeqesisht eshte pasuruar ndjeshem.

Studiues te ndryshem te te gjitha fushave, fizikante, kimiste, oqeanologe, gjeologe, arkeologe etj i kane kushtuar jeten dhe pasionin e tyre studimit te ketij fenomeni dhe sot e kesaj dite ndonese kane dale shume teori per ate qe mund te ndodhi ne trekendesh, asnjera prej tyre nuk mund te quhet e provuar teresisht.

Nje prej tyre nga me prestigjiozet Carls Berlitz (seminarin e te cilit pata fatin ta degjoja ne Itali ne mars te vitit 1993) i cili eshte autor i shume librave per kete fenomen (njeri prej tyre i perkthyer edhe ne shqip Pa Lene Gjurme) ka mbledhur informacionin me te madh qe ekziston per trekendeshin duke e koordinuar punen e tij dhe me te famshmin ufolog Dr Carl Sagan apo Stanton Friedman dhe Allen Hynek si dhe me studiues te tjere te fushave te materies dhe fenomenve natyrale.

Ne nje pamje te pergjithshme per ate qe ndodh ne trekendesh ata kane dale me nje teori qe deri tani eshte nga me te qendrueshmet. Ana me pozitive e ketij studiuesi, ne ndryshim me shume te tjere eshte qe ai merr ne konsiderate cdo lloj teorie te paraqitur nga shkenctare te ndryshem madje i perfshin ato ne referimet e tij ne te gjithe auditoret e botes.

Me pak fjale gjeja me e zakonshme qe verehet ne Trekendesh nga anijet dhe sidomos nga avionet eshte ndryshimi i papritur i kohes. Nga nje pamje e qarte dhe nje qiell blu, papritur cdo gje shnderrohet ne nje mjegull te dendur ne nje te ashtuquajtur White Out qe nga pilotet shpjegohet si bashkimi i qiellit me ujin ne kuptimin e orientimit, pra mjegulla eshte kaq e denduar sa nuk arrin te shquash ku mbaron ajri dhe fillon uji.

Kesaj i shtohet edhe mosfunksionimi i plote i instrumentave magnetike si rezultat i nderhyrjeve shume te forta qe shmangin cdo lloj orientimi si dhe humbja pothuajse e plote e komunikimit si rezultat i daljes jashte perdorimit te aparaturave. Nje gje tjeter qe deshmohet rendom eshte dalja papritur e disa reve ne forme konike dhe ne momentin kur pilotet jane futur brenda tyre, eshte deshmuar qe per disa caste kane provuar nje lloj ndjesie sikur kane humbur gravitetin.

Nga disa pilote te forcave ajrore amerikane gjate nje stervitje ne kohen e krizes se raketave ose sic njihet nga te gjithe si konflikti kuban, eshte deshmuar qe jane "kapur" nga nje re e tille dhe ajo qe kane perjetuar eshte sa e mrekullueshme aq dhe misterioze dhe e frikshme.

Ne momentin qe grupi i avioneve futet ne re, humbasin komunikimin me kullen e kontrollit, instrumentat fillojne te keqfunksionojne dhe ajo qe i shtangu me shume ishte humbja e gravitetit si dhe pamja qe kishin para syve. Ne momentin qe u futen ne re e cila nga larg dukej e nje permase te vogel, qielli ishte i paster dhe shume i qarte. Ndersa ne momentin qe futen brenda rese ajo nuk kishte te mbaruar dhe cuditerisht ndryshonte forme duke u rrotulluar brenda vetes me shpejtesi.

Nga te gjithe pilotet pamja e brendeshme e rese pershkruhet si ne ngyjuren e aluminit dhe qe zgjatohej ne formen e tunelit. Ne fund te tunelit shikohej toke, po nje pamje shume e vecante per pilotet qe e njihnin mire ate zone te bregdetit. Ne momentin qe skuadrilja del nga reja, rifitohet komunikimi me radio, busulla fillon funksionimin por ajo qe ishte me shokuesja ishte qe te gjithe avionet kishin pershkuar nje distance prej me shume se 1500 miljes ne nje hark kohor prej 15 minutash.

Gje e pamundur per teknologjine tone pa harruar qe edhe sasia e karburantit te harxhuar ishte ajo qe zakonisht perdoret per nje fluturim rreth 100 mile. Per te mos harruar qe grupi i piloteve e pa veten e tyre shume shume largt destinacionit dhe per kete arsye ata nuk mund te njihnin bregdetit qe pane gjate kohes qe ishin brenda rese. Natyrisht kjo deshmi eshte e atyre fatlumeve qe i kane perjetuar gjera te tilla brenda Trekendeshit dhe kane dale gjalle prej tij por shume te tjere jane zhdukur pa lene gjurme.

Te kthehemi tek Berlitz dhe tek teorite e tij. Ai mbeshtet fort teorine qe ne zonen e trekendeshit ka nje shmangie te forte magnetike qe krijon nje lloj deformimi kohor si dhe dimensional (sipas koncepteve tona per dimensionin dhe njohurite qe kemi per ekzistencen e vetem 3 prej tyre).

Nje lloj force e pashpjegueshme ndodhet brenda trekendeshit, force e cila shpesh here shperthen duke thithur anije, aeroplane dhe njerez per te mos i kthyer me kurre. Nese keta fatkeq ne nje menyre ose tjetren perfundojne ne nje dimension tjeter apo ne nje bote me te mire, atehere le ti urojme qe te kthehen nje dite dhe te na tregojne per ato qe kane pare.

Eshte marre shume ne konsiderate edhe teoria e ekzistences ne trekendesh te nje lloj StarGate, ose nje lloj porte per te kontaktuar bote te tjera. Nga te gjithe njihet teoria e famshme e kontiniumit hapesire-kohe por brenda trekendeshit kjo duket sikur nuk para perfillet. Me pak fjale disa nga ligjet e fizikes qe ne njohim aty nuk perfillen. Shume anije kane humbje ne kohe, disa prej tyre pershkojne distanca qe nuk i justifikon as koha e shpnezuar, as karburanti dhe as teknologjia tokesore.

Shume prej tyre deshmojne per nje beteje te vertete magnetike brenda Trekendeshit te Bermudeve qe shoqerohet me shperthime te forta elektrike, eren e squfurit qe eshte e zakonshme gjate shperthimit te rrufeve si dhe pranine e mjeteve te panjohura nga teknologjia jone UFO dhe USO (Unidentifying Sea Object).

Per nje stuhi te tille magnetike ka deshmi dhe nga kronikat e Kristofor Kolombit ne nje nga udhetimet e tij brenda trekendeshit ku gjate nje stuhie magnetike ai humbi 6 nga anijet e tija te ngarkuara me ar dhe me sende te tjera te vyera.

Shume here jane deshmuar pamje te ufove ne kete zone sidomos gjate stuhive te tilla magnetike po ashtu dhe pamje te ufove qe zhyten me shpejtesi te ma imagjinueshme nen siperfaqen e oqeanit pa bere piken me te vogel te zhurmes dhe pa lene asnje gjurme ne uje.

Nje fenomen i tille eshte pare me shume ne Detin e Sargaseve, pjesa veri lindore e trekendeshit aty ku dhe aktiviteti magnetik eshte me i madhi. Disa studiues e lidhin veprimtarine e madhe magnetike ne kete zone si rezultat i efektit qe krijohet nga sistemi i propulsionit qe perdoret nga UFO dhe duke qene se pamja e tyre brenda trekendeshit deshmohet pothuajse nga te gjithe, kjo teori mbeshtetet si nga me te fortat per fenomenin. Shmangiet e pashpjegueshme ne kohe, ne distanca dhe crregullimi teresor i te gjitha aparaturave eshte gjithmone i pranishem.

Disa studiues mbeshtetin teorine e ekzistences se Atlantides ne zonen e trekendeshit. Te gjithe kemi degjuar per kontinentin e humbur (do bej nje shkrim me vone per kete gje) por edhe kjo teori eshte e lidhur me nje aktivitet jashtetokesor pasi mendohet qe nese kontinenti i fundosur eshte brenda trekendeshit atehere ai ne nje menyre ose tjetren ka lidhje me nje teknologji te panjohur nga shkenca jone dhe qe smund te shpjegohet tjeter vecse me nje prani aliene.

Te shkruash per Trekendeshin e Bermudes natyrisht do duheshin mijera faqe per te thene cdo gje qe dihet apo supozohet. Ajo qe ka me shume rendesi eshte qe cdo gje deri me sot nuk mund te provohet shkencerisht. Fenomenet qe ndodhin akoma nuk mund te kuptohen nga shkenca jone dhe sidomos nga botekuptimi jone per dimensionet dhe perkuljet e kohes.

Teoria e fundit qe po mbeshtetet nga nje grup shume brilliant shkenctaresh eshte ekzistenca e tuneleve ne hapesire qe mundesojne shkurtimin e distancave midis planeteve, sistemeve diellore dhe vete galaksive. Trekendeshi me fenomenet qe ndodhin eshte nje prove per kete teori. Plus teoria tjeter per ekzistencen e nje dimensioni te katert te cilin ne akoma nuk mund ta emerojme sepse koncepti jon eshte vetem 3 dimensional. Pra lartesi, gjeresi dhe gjatesi.

Çdo gje tjeter jashte ketij trinomi akoma nuk te perceptohet nga te gjithe sepse eshte jashte botekuptimit tone per ambjentin qe na rrethon.

Siç e thashe me siper qeveria amerikane (e shquar per fshehje informacioni apo per tendence keqinformimi) e ka anashkaluar te pakten zyrtarisht ate qe ndodh ne trekendesh por nga ana tjeter ka filluar prej shume kohesh te studioje fenomenin, majde shume me perpara sec mund te mendohet.

Rasti me tipik eshte ai i te ashtuquajtures Eksperimenti i Filadelfias i bere ne vitin 1943. Nepermjet krijimit te nje rryme te forte magnetike u arrit transportimi brenda casteve i nje destrojeri te marines amerikane nga Philadelphia, Pennsylvania, ne Norfolk, Virginia.

Anija USS Eldridge me nje ekuipash prej disa dhjetra vetesh u teletransportua brenda disa casteve ne nje distance qe do ti duheshin ore te tera navigimi. Fatkeqesisht eksperimenti pati pasoja shume te renda per ekuipazhin te cilet gjate teletransportimit u kthyen ne nje gjendje transparente dhe te temerruash shikonin gjymtyret dhe pjeset e tjera te trupit te beheshin te padukshme.

Shume prej tyre paten probleme mendore, disa vdiqen nga shkaqe te panjohura dhe disa u mbyllen neper institucione speciale dhe kur dolen prej andej, askush nuk deshironte me te fliste per ate qe kishte ndodhur. Cdo gje u mbulua nga heshtja dhe konspiracioni dhe duket sikur qeveria amerikane e ka nderprere kete eksperiment.

Per te mbyllur kete shkrim dua te shtoj nje tjeter fakt shume te cuditshem. Ne te njejten forme dhe ne te njejten zone, vetem se ne anen tjeter te globit tokesor ekziston nje tjeter trekendesh ne detin e Japonise qe quhet Trekendeshi i Djallit.

Çdo gje ketu ndodh ne te njejten menyre si ne trekendeshin e Bermudeve dhe fenomeni duket te jete i njejte perfshi zhdukjet dhe anomalite e tjera. Mbas nje studimi te detajuar rezultoi qe te dy trekendeshat perputhen plotesisht vetem se ne ane te kunderta te globit.
Profesor
Eroll Velija

KOMENTE
  • Dan Gosturani20:23 - 08 Janar 2012
    shum interesant si shkrim do me pelqente te lexoja vazhdimin e tij kur ta postosh