English

11 të vdekur në Zelandën e Re nga shpërthimi i tullumbaces me ajër të nxehtë(VIDEO)

Njëmbëdhjetë të vdekur në një aksident të zjarrtë në një ballon fluturimi në Wairarapa në ishullin e Veriut të Zelandës së Re është quajtur një tragjedi kombëtare, pasi hetuesit po hetojnë mbi shkaqet e kësaj fatkeqësie për të mësuar se çfarë e shkaktoi atë.
Një tullumbace e pilotuar nga Lance Hopping, siç përshkruhet i vetëdijshëm dhe pilot me përvojë u rrëzua në mënyrë të shpejtë në tokë e përfshirë nga flakët pranë Carterton, pasi u ngatërrua në një linjë të
energjisë.
Z.Hopping dhe pesë çifte nga rajoni Wellington janë konfirmuar të vdekur nga policia.
Kjo është një tragjedi kombëtare dhe një nga më të dhimbshmet. Autoritetet e Zelandës së Re, kanë deklaruar viktimat e rrëzimit nga tullumbacja ku përfshirë është piloti dhe pesë çifte nga zona Wellington.
Shumë banorë dhe të afërm të viktimave,e panë direkt tragjedinë e ndodhur dhe shumë prej tyre menduan se britmat që degjonin ishin nga kënaqësia e fluturimit.
Një deshmitar u shpreh:
"Isha duke ujitur kopshtin dhe dëgjova një zhurmë, zhurma e gazit për rritjen e tullumbaces dhe hodha shikimin
andej nga erdhi zhurma dhe nuk munda të besoj se - Njëra anë e shportës ishte në zjarr. Ishte vetëm mbi pemë kur kam parë atë ... ajo dukej sikur, piloti u përpoq për ta ngritur atë pak më lart... por gjithçka ndodhi kaq papritur sa vetëm 10 metra dhe ajo u përfshi nga flakët.

"Ishte si një raketë që vinte poshtë,ishte e pabesueshme."

368
Policia dhe shërbimet emergjente janë ende në vendngjarje.

KOMENTE