Çdo gjë ndodhi një javë pasi 18-vjeçarja Sarah Mc Kinlei nga Oklahoma humbi bashkëshortin e saj nga sëmundja e kancerit, kështu ajo mbeti vetëm dhe duhej të kujdesej për djalin e tyre tre muajsh.
Por sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, natën e ndërrimit të viteve ajo përjetoi tmerrin e vërtetë, pasi dy burra të armatosur tentuan të hynin në shtëpinë saj për ta vjedhur atë.
18-vjeçarja mbylli të gjitha dyert dhe dritaret si dhe bllokoi derën e hyrjes qendrore me kolltukun e sallonit dhe njëkohësisht i telefonoi policisë.
Për të evituar zhurmën e foshnjës së saj tre muajshe, i vendosi atij biberonin në gojë.
Njëri prej dy hajdutëve trokiste me ngulm në derën qendrore, ndërkohë që në dorë mbante një thikë të madhe, kurse hajduti tjetër kishte shkuar në anën e pasme të shtëpisë dhe trokiste e shkelmonte derën e kuzhinës.
E ndodhur në gjendje paniku, nëna 18-vjeçare i kërkoji policisë ndihmë të menjëhershme, në të kundërt,do të qëllojë me armë nëse policia nuk arrinte në kohë e duhur në shtëpinë e saj.
“Kam dy armë në duar z. oficer. A mund të qëlloj nëse hajdutët futen në shtëpinë time?” - pyeti ajo oficerin e policisë i cili ndodhej në anën tjetër të receptorit të telefonit.
Oficeri i policisë iu përgjigj asaj: Duhet të bësh ç’është e mundur që të shpëtosh veten dhe fëmijën.
Kështu, kur njëri nga dy hajdutët shpërtheu derën e shtëpisë dhe hyri brenda, u qëllua pa hezitim nga 18-vjeçarja duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa hajduti i dytë, u largua me vrap pasi dëgjoi të shtënat e armës dhe pak orë më vonë u dorëzua në polici.
Policia deklaroi se nëna 18-vjeçare ndodhej në vetëmbrojtje dhe se nuk do ti ngihen akuza për vrasjen e hajdutit.
Duhet theksuar se një javë më parë, fill pas varrimit të bashkëshortit të saj, një person i pa identifikuar kishte ‘vizituar’ shtëpinë e saj duke i thënë se ishte një komshi i afërt dhe se dëshironte që të njihej me të, por 18-vjeçarja e refuzoi dhe nuk ia hapi derën.
Mesa duket, po i njëjti person u kthye përsëri, por i shoqëruar këtë herë, pa llogaritur mirë se ç'e priste!
Vret hajdutin pasi merr konfirmim jo të drejpërdrejtë nga policia (VIDEO)
-
Domenika Caushaj17:52 - 10 Janar 2012Te lumte pushka moj trimeeee..... edhe ta mendosh qe dhe ti je femije... 18 vjeçe! ça ben nje nene per femijen e saj Luaneshhhh jo kot :P
-
Marios Original17:44 - 10 Janar 2012i lumte pushka
-
Aris Taxi09:19 - 10 Janar 2012qdokush qe ka femije do ta kuptoje kete vajze guximtare,sikur edhe here tjeter ti ndodhe ne te ardhmen ajo prap do ta bente kete veprim,nuk ka gje me te shtrejte se femija ne bote......
-
KUSHTRIMI13:47 - 09 Janar 2012BRAVOOOOO ! Paska qene Shota e vertete !
-
Nusi13:43 - 09 Janar 2012keshtu asht kur e ke shtetin si duhet kur brendanshtepis hyn hajdutet duhet vrar e te mos me jep pergjegjje para askujt kjo ndodh vetum ne amerik kurse ne Kosov te vret hajduti ne shtepi por edhe nese nxinet aj lirohet si i pa fajshum nga drejtsia [e shtrembuar e Kosoves]son e asaj nane Amerikane i lumt
-
Grande Lupo12:59 - 09 Janar 2012ja ka bere mire
-
Besart Maliqi12:53 - 09 Janar 2012mir ja ka ba, ne shpi me te vjedh senin ton, 3 pluma u desht jo 1 :@
-
Fatbardh Mishi20:05 - 08 Janar 2012bravaaaaaa .............
-
>>Ervis Mamaj<<19:32 - 08 Janar 2012kjo eshte me se e drejte por atje funksionon shteti bravo asaj nene qe beri te mundur sigurine e foshnjes
-
Kushtrim Selmanaj19:28 - 08 Janar 2012BRAVO.