English

Këshilla për të ushqyerit, jo vetëm për fëmijët

Të gjithë duam të jemi të shëndetshëm dhe të kemi një trup sportiv dhe elegant. Ndiqni disa nga këshillat e mëposhtme dhe mundohuni ti zbatoni, si dhe asnjëherë të mos harroni dhe gjimnastikën që duhet edukuar që te fëmijët.

. zgjidhni qumësht dhe kos pjesërisht të skremuar.
. mos e teproni me qumshtin dhe nënproduktet e tij.
. kufizoni çdo lloij djathi me shumë yndyrë.
. kufizoni bukën, orizin, makaronat, biskotat dhe ëmbëlsirat.
. rralloni (mos përjashtoni) marrjen e vezës sidomos të verdhën.
. zëvendësoni yndyrnat shtazorë me vajra vegjetalë si vaji i ullirit.
. sa më pak yndyrna të skuqura.
. zgjidhni pjesët pa dhjamë të mishit të viçit, qengjit, pulës, gjelit, lepurit
. përdorni më shpesh peshk sidomos të detit, pa dhajmë.
. rrisni në menunë e ditës ushqimet që përmbajnë shumë fibra si perimet dhe frutat.

Mundohuni të mënjanoni:

. të gjitha produktet e pasura me dhjamra shtazorë dhe dhjamra të tretur siç përdoren në disa zona
. sallamet me shumë dhjamë
. trutë dhe të brendshmet edhe pse janë shumë të pëlqyeshme
. margarinën shtazore

Duhet të dimë se:

1- Të pasura me kolesterol janë:
. të brendshmet e kafshëve sidomos trutë
. veza sidomos e verdha
. gjalpi dhe frutat e detit
. sallamet me dhjamë dhe djathrat me shumë yndyrë
. gjoksi i pulave, peshqit me shumë dhjamë (ton, spada, etj)

2- Kanë pak ose shumë pak kolesterol

. vajrat vegjetalë
. pluhuri i kakaos
. margarina vegjetale
. e bardha e vezës
. qumshti i sojës dhe derivatet e saj
. arrat dhe kikirikët

KOMENTE