Një nga firmat më të suksesshme në Lindjen e Mesme dhe Ballkan për filtrimin e ujit, Prosante, për të ngritur stafin e tij me individë të kualifikuar zgjodhi të bashkpunojë me Aneginon.
Për një periudhë më pak se një muaj duke përzgjedhur aplikimet e bëra pranë Aneginos, firma "Prosante" arriti të gjejë Drejtoreshen e Marketingut.
Menaxheri I përgjithshëm për Ballkanin Z. Metin Bilen, Drejtoresha e Marketingut për Shqiperinë Znj. Ejona Zaimaj dhe Lideri i Projektit Anegino Z. Onur Polat, me këtë rast organizuan një takim pranë zyrës qëndrore të Aneginos.
Gjate takimit Zt .Metin Bilen citoj si më poshtë:
Kemi 4 vjet që punojmë në Shqipëri dhe një nga pjesët më të rëndësishme të këtij investimi ishte dhe stafi, brenda kësaj kohe për të krijuar një staf të përgatitur, kemi hasur probleme dhe mbi të gjitha për të krijuar një staf që kuptonte filozofinë e firmës tonë. Po, jam i kënaqur, pas bashkëpunimit me Aneginon, ne arritëm të gjejmë personin e duhur në pozicionin e Drejtoreshës së Marketingut.
Jam i sigurtë që bashkëpunimi me Aneginon do të vazhdoje për çdo pozicion të lirë që do ketë në firmën tonë.
Në të njëjtën kohë Ejona Zaimaj, e cila është diplomuar për Financë pranë Universitetit të Ankarasë, Fakulteti I Shkencave Politike ka thënë se është e lumtur që në sajë të Aneginos arriti të bashkëpunojë me një firmë serioze si Prosante.
"Jam e bindur që duke bashkëpunuar me firmat Turke si Prosante, Anegino, kam mundësi të rrethohem nga një staf i kualifikuar dhe profesional. Shqipëria dhe Turqia kanë një lidhje historike bashkë dhe duke bashkëpunuar në fushën e investimeve mund të realizojnë me të vërtetë shumë gjëra të cilat do të jenë si në dobi të Shqipërisë dhe Turqisë.
Lideri i Projektit Anegino Z. Onur Polat falënderon në emër të Aneginos Z. Metin Bilen dhe Znj. Ejona Zaimaj të cilët na vizituan në zyrat tona.
Prosante është një firmë që ofron si cilësi në shërbim por dhe profesionalizëm, prandaj ne jemi shumë të lumtur që bashkëpunojmë me firma të tilla.
Anegino që në ditët e para kur nisi të operojë në Shqipëri, për të gjitha firmat që janë në treg, ofron shumë mundësi për të krijuar stafin ideal pasi ne mundohemi t'ju ofrojmë bashkëpunim me persona të kualifikuar dhe mbi të gjitha mundohemi që aplikantët tanë të ngelen të kënaqur pasi ata trajtohen të barabartë. Jam i sigurtë që në të ardhmen ne do të publikojmë shumë lajme të tilla."