Kanë filluar të dalin zëra nga mazhoranca për mbështetjen e kandidaturës për kryetare shteti të zonjës Jozefina Topalli.
Deputetë të Partisë demokratike si Edmond Spaho, janë shprehur se ajo i plotëson mundësitë për të marrë postin numër një të drejtimit të shtetit dhe përjashtojnë mundësinë e mbështetjes për president të kandidaturës së Fatos Nanos.
Vetë kryeministri Sali Berisha ka folur për një kandidat që do të dalë nga mazhoranca por asgje nuk është bërë zyrtare.
Opozita dhe disa nga ndërkombëtarët përkrahin kandidaturën e një presidenti konsensual.
Rriten shanset për president vendi të zonjës Topalli
-
Ferit Mbroci19:17 - 09 Janar 2012mejuzepinen ne krye te shtetit dhe, berishen kryeminister,ky vent do te eci perpara. te ardhurat do te riten,pensionet do pesojne nje ritje galopante, cmimet do 10 fishohen, rogat do shumfishohen.si lum ne.