English

Zbatoni rregullat e qarkullimit dhe denonconi veprimet e paligjshme të policisë - shprehet Hysni Burgaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, kërkon mbështetjen e qytetarëve, përsa i takon rregullave të qarkullimit rrugor, sidomos pas ndryshimeve të bëra në Kodin Rrugor. “Nga qytetarët kërkojmë të na mirëkuptojnë dhe të na mbështesin në përpjekjet tona për shërimin e kësaj plage të madhe shoqërore, pasi përfitues të drejtpërdrejtë do jeni Ju, të nderuar qytetarë! Për çdo veprim apo mosveprim në kundërshtim me normat e këtij kodi nga punonjësit e policisë, jeni të lutur të denonconi menjëherë këto veprime duke ju siguruar reagim dhe zgjidhje të shpejtë ligjore dhe ndëshkim abuzuesit me normat e këtij kodi, apo etikën profesionale”, tha Burgaj. Më tej ai drejtoi një apel për oficerët e policisë rrugore, që në çdo moment që ndalojnë qytetarët, të japin arsyet se përse morrën një masë të tillë. “
Në të gjitha rastet të nderuar qytetarë që nuk viheni në dijeni në lidhje me arsyen ndalimit, kërkojeni një gjë të tillë, ose në rast të kundërt informoni instancat më të larta të Policisë së Shtetit për këtë veprim”, tha Burgaj.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zhvilloi një takim me Shefat e Njësive Rajonale te Policisë Rrugore në lidhje me ndryshimet e reja në Kodin Rrugor. Sipas tij, ndryshimet në Kod erdhën si rezultat i një analize të hollësishme të sigurisë së trafikut rrugor në një hark kohor prej 4 vitesh, për të cilën punuan specialistët dhe ekspertët më të mirë të Policisë rrugore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, shoqëria civile, ekspertë ndërkombëtarë që asistojnë në policinë e shtetit si (PAMECA, ICITAP), etj.

KOMENTE
  • OLDO19:31 - 10 Janar 2012
    ME PELQEU QE PO MERREN MASA KUNDER SHKELESVE TE KODIT RRUGOR DHE UNE JAM SHKELES ME RASTE PO AI POLICI QE SA TE NDALON DHE PA PATUR FAJ DHE TE THOTE SE DUHET TI JAPESH DICKA SE NUK RRI KOT GJITHE DITEN ATY CA DREQIN ESHTE KRIMINEL
  • Nofulla15:32 - 10 Janar 2012
    Sa me lart gjobat me lart presioni per te vjedhur shqiptaret.Nuk i ndalin aksidentet gjobat,por ndergjegjia dhe infrastruktura normale. Me "servilizmat" e burgajt( personalisht kam respekt), vec policet qe qendrojne pas ferrave perfitojne nga ne fakiret.
  • John Smith09:50 - 10 Janar 2012
    Ky miku le te dale njehere vetem fare me auto dhe do te shohe qe e gjith policat rrugore jane grabitsa, hajdute, te pasjellshem, injorante dhe pa shkolle. Mbase ne Tirane mund te ndryshoje disi sepse shumica jane te shkolluar,,por jam i sigurt qe ne rrethet e tjera te vogla ka plot rrugace rrugore !