Popullata të llojeve të panjohura më parë për shkencën, të grupuara në mjedis të nxehtë, të errët e perreth të çarave hidrotermale, janë zbuluar në fundin e detit pranë Antarktidës.
Zbulimet e bëra nga ekipet e studiuesve, udhëhequr nga Universiteti i Oksfordit, Universiteti i Southampton, Qendra Kombëtare e Oqeanografisë dhe Analiza britanike antarktike, përfshijne lloje të reja të gaforreve, yjeve të detit, anemoneve të detit, e madje edhe një oktapod, më shumë gjasa lloje të reja për shkencën.
Për herë të parë, studiuesit, duke përdorur një mjet nënujor të komanduar në distancë (ROV), kanë mundur të eksplorojnë thellësinë e Kreshtës lindore të Skocise, nën Oqeanin Jugor, ku të çarat hidrotermale krijojnë një mjedis unik ku mungon drita e diellit, por të pasura në substanca kimike të caktuara.
"Te çarat hidrotermale janë strehë për kafshë që nuk gjenden askund tjetër në planet, të cilat e marrin energjine e tyre jo nga dielli por nga shpërbërja e substancave kimike, te tilla si sulfuri i hidrogjenit", bën të ditur profesor Aleks Rogers i Departamentit të Zoologjisë të Universitetit të Oksfordit, drejtues i kerkimit. "Studimi i pare i këtyre të çarave të veçanta, në Oqeanin Jugor pranë Antarktidës, ka zbuluar një 'botë të humbur' të errët e të nxehtë, në të cilën lulëzojnë gjithë komunitetet e organizmave detarë të panjohura me parë".
"Këto rezultate janë prova të mëtejshme të diversitetit të çmuar që gjendet në të gjithë oqeanet e botës", deklaroi profesor Rogers. "Kudo ku shikojmë, qoftë në shkembinjtë koralorë të ndriçuar nga dielli, të ujrave tropikale apo të çara antarktike të fshehura në errësirë të përjetshme, ne gjejmë ekosisteme të veçanta, të cilat duhet t'i kuptojmë dhe t'i mbrojme".
Zbulohet një "botë e humbur" përreth të çarave të fundit të oqeanit pranë Antarktidës(FOTO)
-
Enni Hasaj09:39 - 10 Janar 2012nuk ka bote me te bukur dhe te paster se kjo qe po shifni...nuk ekzistojne hajdute e matrapaz..edhe peshkaqeni qe eshte kafsha me e rrezikshme e kesaj bote eshte asgje ne krahasim me ata te botes tokesore