Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha në një takim me përfaqësuesit e shoqërive urbane, u bëri thirrje Shoqërive të transportit urban se duhet të kenë kujdes me oraret, sjelljen ndaj qyetarëve, të plotësojnë kushtet e udhëtimit dhe në anën tjetër të zbatojnë vendimet për reduktimin e çmimit të biletave për të moshuarit dhe studentët. Basha theksoi më tej se duhet të njihen me shqetësimet e tyre dhe në anën tjetër për të nisur zbatimin e stategjisë së tij për këtë sektor. Gjithashtu Basha i ftoi këto shoqëri të bëhen pjesë e diskutimeve për projekte të tjera, si ajo e Tramit që Bashkia e Tiranës parashikon në vijim. Sipas Bashës diskutimi në nivel përfaqësues me këto shoqëri lidhet me përmirësimin e kushteve të urbanëve që qytetarët të zgjidhin transportin publik në vend të makinave të tyre private.