English

Sallat e thjeshtë dhe tepër e shijshme. Receta e përgatitjes

Përbërësit:
400 gr gjoks pule, 1 spec të kuq, 1 spec të verdhë, 1 spec jeshil, disa gjethe sallatë jeshile, 1 lugë gjelle gjalpë, 4 lugë gjelle uthull balsam, vaj ulliri, kripë, piper, misra të zier.

Përgatitja:

Vendosim gjalpin në një tigan, shtojmë 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe skuqim mishin e pulës. I hedhim kripë dhe e lëmë në zjarr për 8-10 minuta. Pastaj e heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Në të njëjtin tigan shtojmë vaj dhe skuqim specat, të cilat më parë i kemi prerë në shirita. Pasi të kemi hedhur kripë dhe piper, shtojmë uthullën balsam dhe i lëmë në zjarr për 10 minuta të tjera. Presim pulën në shirita dhe e vendosim në një tas. Pastaj shtojmë specat dhe i përziejmë bashkë me mishin e pulës. Në enën ku do të servirim sallatën, fillimisht vendosim fletët e sallatës jeshile dhe mbi to, masën e krijuar me speca dhe mish pule. Sallata është gati për t’u shërbyer. Përsipër hedhim misrat e zier. Ju bëftë mirë!

KOMENTE