Përbërësit:
1 banane, akullore vaniljeje, akullore çokollate, akullore luleshtrydheje, 1 copë ananas, 2 kokrra luleshtrydhe, shurup çokollate, bajame të grira, reçel qershie, krem qumështi (pana)
Përgatitja
Banana split është një ëmbëlsirë e bazuar tek akullorja. Për ta servirur atë, përdoret një enë në formë varke.
Banania qërohet dhe pritet për së gjati dhe vendoset në pjatë. Pastaj i shtohen 3 shijet e akulloreve: me vanilje, me çokollatë dhe me luleshtrydhe.
Ananasin e prerë në forma dekorative e vendosni mbi akulloren e vaniljes, luleshtrydhet mbi akulloren me të njëjtën shije, ndërsa spërkatni gjithë pjatën me shurup çokollate.
Pastaj si garniturë, përdoren bajame të grira, krem qumështi dhe reçel qershie.
Ju mund të përdorni edhe shije të tjera akulloresh apo frutash, sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!