Pra, ju doni të lini duhanin? Disa duan disa jo. Të rinjtë duan ta provojnë si diçka të re në jetën e tyre.
Por ajo zverdh dhëmbët tuaj, krijon një aromë të keqe dhe të padëshirueshme për këdo që është përballë jush, depërton në të gjitha rrobat tuaja dhe na rroftë parfumi i shtrenjtë që kemi hedhur dhe mjaft disavantazhe të tjera që më mirë i dinë duhanpirsit dhe ata që jetojnë me ta.
Pas kësaj video shumë veta do marrin vendim për ta lënë duhanin.
Pra, çfarë duhet të presim për të mos i patur të gjitha këto gjëra negative?
Për fat të mirë, vetëm rreth 15 përqind e njerzve përpiqen për të lënë duhanin dhe arrijnë të qëndrojnë pa të rreth 6 muaj dhe pastaj fillon përsëri tundimi. E vërtetë, por ka një mori produketesh që na ndihmojnë për të lënë duhanin apo varësinë që shkakton nikotina në organizmin tonë.-
Çamçakëz, "për cigaret" dhe "snus," një kapsule e prodhuar në Skandinavi.
Të dyja këto kapsula kanë rënë në kundërshtim të FDA(Food and Drug Administration) në USA pasi shkaktojnë efekte të dëmshme, pasi ato mund të ndalojnë pirjen e cigares por kanë pasoja dhe në organizëm.
Por përsëri kthehemi te ajo mënyrë që çdokush e ka në dorë, aq natyrale dhe shumë efikase, VULLNETI i gjithsecilit për të marrë një vendim.
Ndaj pas pirjes së cigares së parë gjithmonë mendoni dhe llogarisni para se të ndizni të dytën sa elementë kancerogjenë futët në organizmin tuaj?