English

Njeriu që sugjeroi vdekjen e fëmijës përmes SKYPE. Norvegji

Një person britanik është marrë në pyetje nga policia e cila po heton vdekjen e një vajze të vogël në Norvegji, ndërsa nëna e fëmijës ishte duke folur për vajzën në Skype.

Yasmin Chaudhry u arrestua nga policia në Oslo pas 20-muajsh, pasi vajza e saj vdiq si rezultat i zhytjes në një kovë me ujëtetor 2010.

Një prokuror i tha BBC: gruaja fillimisht tha se ishte një aksident.

Por ajo më vonë tha se vajza vdiq pasi anglezi Ammaz Qureshi i tha asaj për të mbajtur atë nën ujë si masë disiplinuese për fëmijën.

Vajza u dërgua në spital gjatë natës, në 10 tetor 2010 dhe u shpall e vdekur klinikisht një ditë më pas.
Prokurori Kristin Rusdel tha: "Akuza paraprake është vrasje pa dashje. Ajo pohon se asnjëherë nuk ka qenë qëllimi i saj vrasja e vajzës.

"Por dihet që nëse ju mbani një fëmijë në atë moshë nën ujë ju do të kuptoni se kjo mund të çojë në vdekjen e saj."
Ajo nuk donte te jepte e mrin e vajzës por gazeta Sun e zbuloi që ajo quhej
Hunaina.
Mamaja e vajzës si fillim pohoi se ajo ra aksidentalisht ne koven me ujë por kjo alternative nuk bindi hetuesit pasi kova nuk qe derdhur. Më pas ajo tregoi se përmes Skype ajo kishte folur me z. Qureshi nga Britania në lidhje me mënyrat e disiplinimit të fëmijëve dhe ishte ai që ia kishte sugjeruar një të tillë.
Hetimet dhe proçesi do të vazhdoje por kjo varet dhe nga ekstradimi i qytetarit
britanik në Norvegji për tu përballur me gjykatën e këtij vendi.

KOMENTE
  • Albert Gjini18:03 - 11 Janar 2012
    ca jane kta njerez perverse te smure meritojne qe te dy karrigen elektrike