English

Presidenca daneze: Integrimi i Maqedonisë, kusht emri

Zgjidhja e kontestit për emrin mbetet parakusht për përparimin e Maqedonisë në eurointegrimet e kryesimit të Danimarkës me BE-në, deklaroi sotAthinë ambasadori danez në Greqi, Tom Noring.
Ai, siç lajmëroi ANA-MPA, duke i prezantuar prioritetet e vendit të vet gjatë kohës së kryesimit gjashtëmujor me BE-në, sqaroi se Danimarka e mbështet procesin e zgjerimit, duke nënvizuar se vendet kandidate duhet t’i plotësojnë kriteret dhe kushtet e parashtruara nga BE-ja.
“Nuk ekziston dalje nga dera perëndimore. Së pari duhet të zgjidhet çështja e emrit. I inkurajojmë të dyja palët që të gjejnë zgjidhje të përbashkët të përshtatshme në kuadër të procesit që zhvillohet nën mbështetje të KB-së”, tha Noring, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për eurointegrimin e Maqedonisë.

KOMENTE