English

Tërmet i fortë në Sumatra - Indonezi. Nuk ka viktima

Një tërmet me magnitudë 7.1 ballë ka tronditur pjesën veriore të ishullit Samatra në Indonezi, ku është një mundshmëri e madhe për një cunam, gje që ka detyruar njrëzit të largohen nga zona bregdetare. Megjthatë për momentin nuk ka raportime për dëmtime në njerëz.
Agjencia gjeofizike,përmes një zyrtari të saj tha: se tërmeti ishte në përmasat 7.3 me thellësinë 33 km nën shtratin e detit.
Një paralajmërim cunami kishte qenë lëshuar, por atëherë Agjencia e konsideroi atë si një rrezik që s'mund të ndodhë.
Tërmeti goditi të mërkurën në 01:36 Xhakartën (18:36 GMT e martë), me epiqendër 350 km në jugperëndim Meulaboh, qytetin e provincës Aceh dhe me thellësi 10 km në shtratin e detit, dhe disa goditje me magnitudë 5,4 dhe 5,0 i ndjekur nga tërmeti, rreth gjysmë ore më vonë, tha zyrtari.
Një gjendje "shok" ishte për njerëzit që jetojnë në zonën bregdetare në Meulaboh dhe Ulele të cilët u larguan nga fushat deri në një kilometër nga frika e cunamit, së bashku me udhëzimin nga autoritetet për të qëndruar larg nga bregu,- tha kreu i emergjencës së njësisë së menaxhimit të fatkeqësive provinciale.
Ai i tha Xinhua me telefon nga provinca Aceh, "Ne u kemi sugjeruar njerëzve në zonat bregdetare në qytetin Meulaboh dhe në Banda Aceh Ulele të largohen nga zonat bregdetare deri në një kilometër prej tij për sigurinë e tyre, nëse ndodh cunami."
Ibn gjithashtu tha: "njerëzit kanë nxituar nga shtëpitë e tyre nga tërmeti, pasi ishin në panik," Megjithatë, TV lokale Metro, njoftoi se tërmeti shkaktoi panik në qytet Meulaboh.
Megjithatë, ibn tha: "Deri më tani situata është e sigurt". Sipas tij, autoritetetet nuk kanë marrë ndonjë raport të ndërtimit të shembura apo dëmtuara, ose njerëz të vrarë.
Indonezia është e ndjeshme në tërmet pasi ajo shtrihet në një zonë të rrezikuara të ashtuquajtur "Unaza Paqësor e zjarrit," ku dy pllaka kontinentale shpesh takohen me njëra tjetrën dhe shkaktojnë lëvizje sizmike dhe vullkanike në vend, ku janë aktualisht 129 vullkane aktive. Mbi 170.000 persona u vranë në Aceh, kur një cunami goditi Oqeanin Indian në dhjetor 2004. Viktimat e përgjithshme në vendet përgjatë oqeanit arritën në rreth 230,000 njerëz.

KOMENTE