English

(VIDEO) Kodi i Ri Rrugor. Flet eksperti Berti Koxhaj. Gjobat nisin që sot

Nga sot secili drejtues që nget automjetin, do të ndëshkohet me gjobë nëse kalon kufijtë e shpejtësisë së përcaktuar në Kodin e Ri rrugor.
Nenet e ndryshuara në Kodin Rrugor synojnë disiplinimin e drejtuesve të mjeteve për tejkalimin e normave të shpejtësisë, drejtimin e mjetit në gjendje të dehur, mospërdorimin e rripit të sigurisë, si dhe shumë raste të tjera. Këto masa, sipas drejtuesve të policisë kanë si qëllim shmangien e aksidenteve.
376
Kodi i Ri rrugor: cilido që tejkalon kufijtë e shpejtësisë me më shumë se 10 km/ orë dhe jo me më shumë se 20km /orë, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga dy mijë deri në 6 mijë lekë, në të kundërt, më shumë se 20km / orë ndëshkohen nga 5 mijë dheri në 15 mijë lekë.
Por masat më të rënda do të jenë edhe për drejtuesit në gjendje të dehur që rrezikojnë shumën nga 2500 lekë deri në 7500 lekë deri në pezullimin e lejes drejtuese nga 6 muaj deri në 1 vit dhe nëse përsëritet nga 1 vit dheri në 2 vjet.
Masa administrative do merren dhe në raste kur çdo kush nuk përdor rripat e sigurisë dhe sistemet e fiksimit të parashikuara për pasagjerët deri në 12 vjeç, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga 1000 deri në 3 mijë lekë, thuhet në Kodin e Ri rrugor.

KOMENTE
  • Ylber Zenuni15:53 - 11 Janar 2012
    Afati 5 dite me pagu gjoben nuk eshte i mjaftueshem dhe ulje e gjobes per ata qe e paguajne mbrenda 5 ditesh nuk eshte e drejte sepse ne disfavor do jene ata qe nuk munden me e pagu mbrenda 5 ditesh dhe tjetra gjobat duhet te jene fikse me ndalu pazarlleqet mes shoferit dhe policit po masat per policat qe fusin paret ne xhep si jane ti dime dhe ata,dhe nje gje sa here duhet te jesh me shpejtesi per te humbur patenten [une mendoj qe patenta duhet te kete pike,psh patenta e plote 15 pike dhe pas cdo shkelje te qarkullimit rugor shoferit tie humbi pike nga patenta per 2 ose 3 vjete dhe kur te kalojne 2-3 vjete piket ti rikthehen patentes ne qofte se shoferi nuk e ka humbur patenten krejt.
  • Franca13:24 - 11 Janar 2012
    Shko mor palle kari se dhe as franca nuk i ka kto ligje po mir e keni ju sepse populli shqiptar nuk ka as buk me hanger e ti fut kto ligje ndaj ketyre ligjeve un jam kunder sepse as Europe nuk i ka kto ligje ? Europe e ka vetem me heqje lejen e drejtimit te automejeti jo me gjobe siq thua ti palle