English

6 familje në qiell të hapur në rrethin e Gramshit

Në rrethin e Gramshit janë shembur si pasojë e erozionit të tokës 6 shtëpi në fshatin Katërli të Komunës Tunjë.
Banesat janë shembur plotësisht, ndërsa disa të tjera janë dëmtuar rëndë. Fatmirësisht nga shembja nuk ka të lënduar mes personave që jetonin në këto banesa. Por problemi qëndron për pushtetin vendor,i se ku do të strehohen familjet e mbetura në qiell të hapur në një kohë kur temperaturat shënojnë nën zero gradë.
Banorët dhe autoritetet bënë apel për ndihmë duke i kërkuar qeverisjes vendore të ndërhyje sa më parë për sistemin e familjeve të mbetura pa shtëpi.
Erozioni i tokës është një problem që ndodh pothuajse çdo vit në këtë zonë por shkaqeve natyrore i shtohen dhe ato të krijuara nga banorët që kanë shpyllëzuar zonën pa e ditur ose bërë me qëllim, në lidhje me rëndësinë që ka pyllëzimi.

KOMENTE