English

Seks jo i dhimbshëm. Lexoni këshillat e mjekut seksolog

Që të kemi një seks të kënaqshëm dhe jo të dhimbshëm ndiqni këshillat:
1- Brenda vaginës tuaj përdorni vetëm lubrifikantë me bazë ujore. Lubrifikantët mbrojnë vaginën e thatë nga dëmtimet dhe irritimet gjatë seksit. Lubrifikantët me bazë vajore nuk duhet ti përdorni sepse ato prishin kondomet, ose diafragmat. Vaji, gjithashtu, mund të shkaktojë infeksione.
2- Mos e kaloni penisin, gishtin, ose çdo gjë tjetër nga rektumi tek vagina, pa e pastruar më parë me shumë kujdes.
3- Përdorni kondomin për t'u ruajtur nga Sëmundjet Infektive Seksuale dhe shtatzënia e padëshiruar. Për të rritur sigurinë është mirë të përdorni kondomin të kombinuar me një kontraceptiv tjetër.

Shqetësime që mund të keni

1- Buzët e mëdha dhe të vogla përmbajnë gjëndra yndyre (sebaceous), që disa herë bllokohen. Kur ju i shikoni buzët e vaginës tuaj në pasqyrë, këto gjëndra të bllokuara mund të duken sikur janë puçrra me qelb. Kur këto gjëndra të yndyrës infektohen me baktere, që natyralisht, gjenden në lëkurë, nga ku mund të formohet një absces i vogël i dhimbshëm. Mos tentoni t'i shtrydhni këto abscese. Zbuteni vendin me një leckë sterile të pastër, shumë të nxehtë e të njomur. Këtë përsëriteni disa herë në ditë, deri sa ato të zhduken.
2- Po qe se buzët e vogla zgjaten tej buzëve të mëdha, ato mund të thahen dhe të irritohen. Lyejini buzët e vogla me një shtresë të hollë margarinë Crisko (jo vaj ) në zonën ku buzët e vogla dalin jashtë. Bëjeni këtë çdo ditë. Ky është një njomës e lubrifikant i mrekullueshëm, por që nuk duhet të vendoset brenda në vaginë, ose të përdoret me kondomin(yndyra e prish kondomin)
3- Po qe se keni kruajtje të forta në vulvë që nuk kalojnë, shkoni tek doktori. Kruajtja shkaktohet zakonisht, nga një infeksion, ose sëmundje në lëkurë. Por kruajtja mund të jetë edhe shenjë e një shqetësimi më serioz.

KOMENTE