Sot që në orët e para të mengjesit dhe më saktë rreth orës 03:00 të mëngjesit qyteti i Vlorës është tronditur sërisht nga një shpërthim i ndodhur në katin e 3- të të një pallati.
Sasia e tritolit ishte vendosur pranë derës së familjes Artan Mehmeti, 48 vjeç, babai i tre vajzave, ku si rezulatat i shpërthimit banesa është dëmtuar tërësisht dhe dëmetj janë të pallogaritshme. E gjithë familja prej 6 personash (3 vajzat, prindërit dhe gjyshja) kanë qënë në gjumë por fatmirësisht nuk janë dëmtuar.
Dëmtime kanë patur dhe dyert e tjera të katit të 3-të.
Artan Mehmeti punonte si hdraulik në ndërmarjen e ujësjellësit dhe u shpreh se nuk ka patur konflikt me asnjë.
Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.