English

Zbulohet bretkosa më e vogël në botë

Një lloj bretkose që duket të jetë më e vogla në botë është zbuluar në Papua, Guinea e Re, nga një ekip amerikan.
Me një gjatësi 7mm, Paedophryne amauensis mund të jetë vertebrori më i vogel në botë - grup që përfshin gjitarët, peshqit, zogjtë dhe amfiët.
Kërkuesit gjithashtu kanë gjetur një të aferm të largët, Paedophryne swiftorum.
Bashkë me paraqitjen e llojeve të reja në revisten PLoS One, ata sugjerojne se përmasa e vogel e bretkosës lidhet me habitatin e tyre në fletet e gjetheve të rëna në dyshemenë e pyllit.
Gjetja e bretkosave nuk është një detyrë e lehtë. Ato janë të maskuara mes gjetheve të rëna në pyll, dhe kanë zhvilluar sinjale zanore të përngjashme me ato të insekteve, duke i bërë ato të vështira për t'i zbuluar.
Gjinia Paedophryne është zbuluar vetëm së fundmi dhe përbëhet nga një numër llojesh me përmasa të vogla të gjetur në pika të ndryshme të pyjeve lindore të Papua Guinea e Re.
Para se të gjendej Paedophrynes, titullin "bretkosa më e vogel në bote" e mbante bretkosa e artë braziliane (Brachycephalus didactylus) dhe i afermi i saj i larget kuban, (Eleutherodactylus iberia). Ata të dy jane më pak se 1cm të gjate.
marrë nga BBC.

KOMENTE