Kriza e ekonomisë greke po detyron shumë shqiptarë që prej vitesh kanë punuar në Greqi të shohin mundësitë të kthehen në Shqipëri edhe pse kjo eshte teper e veshtire mbasi të rritur flasin shqip, fëmijët mes tyre vetëm greqisht, madje të vegjlit kanë shumë pak njohuri rreth Shqipërisë.
Shumë njerëz kanë mbetur pa punë, shumë kanë ikur, shumë të tjerë po planifikojnë të largohen në atdhe, të gjithë flasin për këtë në Greqi - shprehen emigrantët për mediat greke. Në të shkuarën shqiptarët punonin ilegalisht në Greqi, por kohët e fundit shumë prej tyre kanë siguruar leje. Por, ata që kanë humbur punën, kanë humbur dhe lejen për qëndrim në Greqi, duke i detyruar kështu të kthehen në shtëpi sesa të jetojnë në ilegalitet pa punë e pa leje në shtetin fqinj. Lidhur me dërgesat e emigrantëve në Shqipëri sa vijnë dhe shënojnë rënie. Në vitin 2007, emigrantët dërgonin në shtëpi 950 milion euro, në vitin 2010, 690 milionë euro, shifër kjo që u tkurr në 3 mujorin e parë të vitit 2011 dhe arriti në kuotën 475 milionë euro”, shkruan The Economist, duke shtuar se ‘pavarësisht kësaj ekonomia shqiptare nuk është futur ende në recension krahasuar me atë greke, por përkundrazi pati një rritje me 2.5 përqind në vitin 2011...madje thekson se shumë shqiptarë kanë transferuar kursimet e tyre në shtëpi duke i larguar nga bankat pasi ekziston frika se Greqia mund të dalë nga eurozona.