Ata që kanë më pak kilogramë janë më elastikë. Ekspertët thonë se kjo është diçka mendore.
Martin Biks, ekspert i sjelljes në "Duke University" ka gjetur se pacientët e tij arrijnë të kenë një jetë seksuale më të pëlqyeshme dhe intensive pasi kanë humbur 10 përqind të peshës së tyre. Por kjo nuk do të thotë se për të pasur një jetë të mirë seksuale duhet t’i ngjash një modeleje.
Perceptimi se je mbi peshë është një pengesë e aktivitetit seksual, dhe ky perceptim akoma është i fortë. Nga sondazhi del se 80 përqind e grave janë të bindura se humbja e peshës mund të përmirësojë jetën e tyre seksuale ndërkohë që 70 përqind e burrave të intervistuar mendojnë se një reduktim i barkut të tyre mund të përmirësojë aktivitetin seksual. Kjo tregon se gratë nuk mendojnë më shumë se burrat për pamjen e jashtme fizike.
Kilogramë më pak, më shumë seks
-
Jani Petru17:05 - 14 Janar 2012juhu