English

Takimi Berisha - Meta përfundon në orën 22:40 minuta, të mbrëmjes së djeshme

Sali Berisha ka dalë nga shtëpia e Ilir Metës në orën 22: 40 minuta. Ai ka përshëndetur me dorë nga kamerat që ruanin në distancë hyrjen e portës së Ilir Metës, i cili ka një hyrje speciale në pallatin që ka bërë tri kate shtesë.

Berisha ka hyrë në shtëpinë e Metës rreth tre orë më parë. Takimi mund të shihet gjerësisht si një kërcënim mbi drejtësinë shqiptare, e cila pritet të japë gjykimin e saj për pretencën e prokurorisë, që kërkon dy vjet burg për Ilir Metën.

Berisha ka mbrojtur dy netë më parë, me shumë vendosmëri Ilir Metën, duke sulmuar prokurorinë dhe duke lavdëruar Gjykatën e Lartë. Darka e tij në shtëpinë e Ilir Metës është e pazakontë dhe e para e Berishës me një vartës të tij në gjithë karrierën e tij 20 vjeçare si politikan.

KOMENTE