Para lindjes së fëmijës keni menduar se do të jeni e përsosur, një supernënë pa asnjë mangësi, e cila do të dijë të përgjigjet ndaj të gjitha nevojave të fëmijës, do të dijë t’i vë kufij, të argëtohet dhe të luajë me të dhe krahas kësaj do të kryejë të gjitha obligimet tjera. Mirëpo, tani jeni të lodhura dhe të pikëlluara me disa fshehtësi që nuk dëshironi t’ia thoni askujt…
Ne ju kujtojmë se jeni qënie njerëzore si të gjithë të tjerët, e bërë nga gjaku e mishi, dhe jo një supergrua, dhe se edhe nënat tjera kanë të njëjtat fshehtësi dhe probleme si ju. Ja cilat:
* E lënë fëmijën të qajë në mënyrë që të kryejnë punët.
* E gënjejnë fëmijën, edhe pse i kanë thënë se gjithmonë do t’ia thonë të vërtetën.
* Më së shumti argëtohen me fëmijën më të vogël.
* Nganjëherë e kanë mërzitje të luajnë me fëmijën e tyre.
* Nganjëherë dëshirojnë të kenë fëmijë të gjinisë tjetër.
* Nuk ua ndërrojnë aq shpesh sa duhet pelenat.
* Kalojnë ditë të tëra, ndërsa në meny nuk ka perime apo ushqim tjetër të shëndetshëm.
* I lënë të mbajnë këpucë të vogla për një kohë shumë të gjatë.
* Tepër shpesh e përdorin televizorin si dado.
* Nganjëherë më shumë preferojnë të flenë dhe të punojnë, sesa të qëndrojnë me fëmijën.
Nuk e di nëse janë të vërteta apo jo? Ndaj të dashur lexues shkruani komentet tuaja.
Të fshehtat e nënave me fëmijët e tyre
-
Gezim Skura20:55 - 13 Janar 2012JAM NJE NENE ME DY FEMI ME DY VAJZA JAM ME E LUMTURA NE BOTE. NUK JAM ME MENDIMET E TE SHUMTEVE NE SHQIERI SE JANE VAJZA A PO DJEM PER MUA KA RENDESI SHENDETI DHE LUMTURIA E TYRE NUK I DALLOJ NJERA NGA TJETRA JUA PLOTESOJ TE GJITHE DESHIRAT DHE MUNDOHEM TE JEM NJE SHOQE PER TA JO NJE MAMA.PER MUA ME E RENDESISHME ESHTE SJELLJE DHE EDUKATA E TYRE
-
livalu Ligor Luarasi17:04 - 13 Janar 2012Do ta desheronja titullin e ketij shkrimi ne kete menyre:Ja mekatet e nenave dhe baballareve pasi lindin femijen e tyre te perbashket. Keto mekate per te dy prindrit jane shume me teper se sa jep ky shkrim.Pse autori e lejon kaq te ceket shkrimin dhe s'tregon emrin e tij,kete si ta kuptojme?