Tanja Fajon, raportuesja e Parlamentit Evropian ka deklaruar se deri në mars do të miratohet vendimi për verifikimin e mekanizmit për pezullimin e regjimit të vizave. Fajon në një prononcim të saj për mediat serbe ka theksuar se Evropa nuk përjashton mundësinë për lëshimin e barrierave për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët nuk mund të kontrollojnë azilkërkuesit dhe sipas saj, ky paralajmërim së shpejti do të bëhet edhe realitet.
Mekanizmi për pezullimin e liberalizimit të vizave për disa vende do të jetë për një periudhë gjashtë mujore, më pas në nëntë muaj dhe në në fund ai shtet të kthehet në listën e ashtuquajtur të zezë.
Do të kemi debate në bordet e lirive të qytetarëve, drejtësisë dhe punëve të brendshme më 25 dhe 26 janar. Por, fjalën përfundimtare pas Parlamentit Evropian do ta jap Këshilli i Ministrave deri në muajin mars - ka theksuar Fajon.
Danimarka si kryesuese e BE-së ndër prioritetet e saj ka mbrojtjen nga azilkërkuesit dhe se ka kërkuar që sa më shpejt të aplikohet mekanizmi për pezullimin e vizave.