English

Aleks Nika shpallet qytetar nderi në Kolsh

Aleks Nika, një prej protestuesve që mbeti i vrarë në protestën e 21 Janar 2011 shapllet qytetar nderi i komunës Kolsh.


Këshillii komunës Kolsh ka votuar në unanimitet të plotë vendimin për dhënien e këtij titulli, duke e konsideruar këtë veprim si një akt nderimi ndaj një viktime të pafajshme.

Ferdinand Ndoj kreu i komunës Kolsh ka shprehur bindjen e tij se vendimi i këshillit do të konfirmohet nga institucioni i prefektit dhe se iniciatorët për akordimin e këtij titulli i kanë bërë nder të gjithë komunës me nderimin që po i bëhet të riut Aleks Nika, protestuesit paqësor që humbi jetën më 21 janar.

Këshilli i komunës Kolsh dhe grupi iniciator nuk kanë paraqitur një motivacion për këtë titull të lëshuar ndaj të ndjerit Aleks Nika, por kjo pritet që të motivohet me aprovimin e kësaj kërkese nga institucioni i prefektit.

KOMENTE