English

Bateritë bio të Sony-t kthejnë mbetjet e letrës në energji elektrike

Kompania Sony në Japoni ka zbuluar një prototip baterie që furnizohet nga letra. Teknologjia prodhon energji elektrike duke kthyer letrën e coptuar në sheqer, i cili në shkëmbim përdoret si lëndë djegëse. Nëse do të dalë në treg, kjo risi do ti lejoje publikut të karikojne pajisjet e tyre telefonike duke përdorur materiale të mbetjeve.
Ekipi i projektit u shpreh se këto bio-bateri janë miqësore me mjedisin, pasi nuk përdorin kimikate të dëmshme apo metale.
Grupi ambjentalist Greenpeace e përshëndeti këtë zhvillim.
"Problemi që ne kemi me teknologjine e baterive ka të bëjë me kimikatet toksike që përdoren për prodhimin e tyre dhe gjithashtu, riciklimi i baterive është një proçes shumë i komplikuar" - u shpreh drejtori ekzekutiv i Greenpeace për Anglinë.
"Çdo mënyrë që mund të sigurojë një teknologji të gjelber mund të jetë një mundësi e përsosur. Nga kjo pikpamje, është shumë interesante dhe fantastike që kompani të tilla si Sony përpiqen të prodhojnë energji elektrike në mënyrë sa më miqësore me mjedisin.

KOMENTE